Të verbrit nuk marrin pagesën, padisin njësitë vendore | NDODH TEK NE !

Të verbrit nuk marrin pagesën, padisin njësitë vendore

Filed under: SHQIPERI |

516d34381a238

Më shumë se 100 anëtarë të Shoqatës së të Verbërve në rrethin e Kukësit kanë hedhur në gjyq njësitë vendore të cilat prej muajsh kanë hequr një pjesë të parave, shtesa që merrnin nga ministria e Punës. Ky hap është ndërmarrë njëkohësisht nga të gjithë anëtarët e shoqatës të cilët kanë depozituar në gjykatën e rrethit gjyqësor Kukës kërkesë- paditë për këtë çështje. Njëri prej personave të verbër tregon se jetesa e tyre me paratë që marrin është e pamundur.

“Marr 100 mijë lekë. Shtesat m’i kanë hequr. Nuk jetohet. Ne po kërkojmë që të na shtohen pak. Ne po kërkojmë të drejtat tona. Unë jam pa sy në ballë. Kam punuar 25 vjet në uzinën e bakrit”- tha një i verbër.

Vendimi për heqjen e shtesave të parave mbi shumën e pensioneve të paaftësisë është marrë pas miratimit të një ligji të posaçëm edhe në parlament. Ky vendim ka vënë në vështirësi të gjithë personat e verbër në Kukës numri i të cilëve arrin në 220 ku 118 janë fëmijë dhe 102 të tjerë janë të rritur.

Share and Enjoy

  • Facebook
  • Twitter
  • Delicious
  • LinkedIn
  • StumbleUpon
  • Add to favorites
  • Email
  • RSS