Sëmundja e mishrave të dhëmbëve | NDODH TEK NE !

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve

Filed under: SHENDETESI |

d4dd6b669418495dacc539e8a9d8af57

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve është inflamacioni i mishrave (gingivës) dhe dëmtimi i kockës që mban të vendosur dhëmbët në nofull. Sëmundja e mishrave të dhëmbëve është shumë e përgjithshme. Ajo prek më shumë se gjysmën e të rriturve me dhëmbë natyrorë. Trajtohet nga mjeku dentist dhe pritet një shërim i mire nëse mjekohet në fazat e para

Kemi 3 lloje të sëmundjes së gingivave:

*Gingiviti
*Periodontiti
*Gingiviti akut nekrotik ulçeroz

Gingiviti

Një nga shkaqet më të shpeshta që shkakton sëmundjen e gingivitit në mishrat e dhëmbëve është pllaka dentare. Mishrat irritohen nga pllaka dentare e cila është një përzierje ushqimesh, bakterie dhe produkte të metabolizmit bakteror që mund të vendosen në dhëmbët tuaj pasi ju hani. Nëse nuk e pastoni pllakën rregullisht mishrat tuaj do të bëhen të kuq, të enjtur, të shndritshëm dhe mund të gjakosen. Kjo është faza e parë e mishrave të dhëmbëve dhe është tërësisht e rikthyeshme. Nëse e hiqni pllakën, mishrat tuaj mund ta marrin veten e nëse jo gingiviti mund të thellohet në periodontit. Pacientët më të prekur janë ata me proteza si dhe pacientët që kanë crregullime të rradhës së dhëmbëve (që nuk mund t’i arrijë furça). Ndër pacientët e predispozuar do të përmendim trashëgimnin gjenetike, diabetikët, si dhe çrregullimet hormonale gjatë pubertetit, ciklit menstual, shtatzanisë, menopauzës. Sëmundjet e ndryshme si kanceri ose HIV si dhe përdorimi i medikamenteve ndaj sëmundjeve epileptike dhe kardiake si dhe perdorimi i duhanit.

Periodontiti

Nëse nuk trajtoni gingivitin mishrat tuaj mund të fillojnë të tërhiqen nga dhëmbët tuaj duke forrmuar xhepa te vegjel. Këto xhepa “kapin“ pllakën që ju nuk mund ta arrini me furçë dhëmbësh dhe me kalimin e kohës kthehen ne gurëza. Pllaka dhe gurëzat tashmë të
formuara mund të shkaktojnë një irritim të mëtejshëm i cili gradualisht mund të përhapet në strukturën e kockës përreth dhëmbit. Me kalimin e kohës xhepat mund të thellohen më shumë dhe bëhen më të vështirë për tu pastruar dhe mishrat bashkë me kockën mund të tërhiqen. Kjo quhet periodontit. Tërheqja e mishrave mund të ekspozojë rrënjët e dhëmbëve tuaj duke i bërë ata më ta ndjeshëm. Nëse keni humbje të kockës mund të keni edhe humbje të dhëmbëve. Nëse nuk merret trajtimi i duhur, për disa vite dhëmbët tuaj mund të bien ose të hiqen nga dentisti.

Në përgjithësi xhepat periodotal nuk janë të pashërueshëm. Nëse ju merrni mjekimin e duhur dhe i pastroni rregullisht me furçë dhe fijen dentare përparimi i sëmundjes mund të ndalohet.

Gingiviti akut nekrotik ulceroz

Është një semundje e llojit të ashpër te mishrave te dhëmbëve që zhvillohet papritmas dhe trajtohet me antibiotik.

Simptomat e semundjës së mishrave të dhëmbëve

Ju nuk mund ta dini se keni sëmundje të mishrave. Shpesh nuk është e dhimbshme dhe ju nuk mund te dalloni ndonje shenjë. Kjo është nje nga arsyet pse ju duhet të shkoni rregullisht tek dentisti.

Zakonisht shenjat e para të gingivitit janë:

*Mishra që gjakosen kur ju lani dhëmbët.
*Mishra të kuq dhe të enjtur.

Nëse është thelluar në periodontit mund të keni:

*Një shije të keqe në gojën tuaj.
*Dhëmbë që lëkunden.
*Mishra me abces (infeksion i grumbulluar nën mishra).

Simptomat e gingivitit akut nekrotik ulceroz:

*Ulçera të dhimbshme që dalin papritur dhe gjakosen lehtë.
*Frymëmarrje me erë te keqe.
*Një largim në formën e V-së të majës së mishrave ndërmjet dhëmbëve.
*Ndjesi e përgjithshme jo e mirë

Në rast të këtyre simptomave kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj stomatolog.

Trajtimi i sëmundjes së mishrave

Lloji i trajtimit do të varet nga grada në te cilën ka arritur sëmundja e mishrave të dhëmbëve. Nëse keni gingivitis dentisti juaj do të kryejë pastrimin e gurëzave dhe do t’ju rekomandojë një shplarës goje që parandalon formimin e pllakës dhe do t’ju mësojë teknikën e duhur të larjes së dhëmbëve dhe të përdorimit të fillit dentar. Nëse sëmundja juaj ka arritur në periodontit atëherë kërkohet një pastrim më i thellë i pllakës dhe gurëzave të formuar në xhepat periodontal dhe kjo bëhet nën efektin e anestetikut lokal për mënjanimin e dhimbjes. Dentisti juaj do t’ju thërrasë për rikontroll në muajt në vazhdim për të parë thellësinë e xhepave periodontalë nëse po zvogëlohen apo jo dhe ecurinë e sëmundjes.

Kirurgjia e mishrave te dhëmbëve

Ju mund të keni nevojë për kirurgji kur sëmundja është shumë e rëndë por kjo është
e rrallë. Për këtë ju rekomandojmë të shkoni si fillim tek një periodontologjist. Me anë të kirurgjisë synohet rindërtimi i mishrave të dhëmbëve pasi janë tërhequr shumë për shkak të sëmundjes.

Parandalimi

Ju mund ta parandaloni sëmundjen e mishrave duke mbajtur nën kontroll sasinë e pllakës dentare dhe gurezave. Vizitat e rregullta tek dentisti, higjena e mirë dentare që përfshin larjen dhe përdorimin e rregullt të fillit dentar, furcave interdentare dhe shplarësit e gojës do t.ju ndihmojnë për një higjenë më të mirë të gojës. Lenia e duhanit gjithashtu.

Share and Enjoy

  • Facebook
  • Twitter
  • Delicious
  • LinkedIn
  • StumbleUpon
  • Add to favorites
  • Email
  • RSS