Lista e kandidateve per deputetë ne qarkun, FIER | NDODH TEK NE !

Lista e kandidateve per deputetë ne qarkun, FIER

Filed under: SHQIPERI |

images (1)

Fushata prezantuese e kandidateve të djathtë për zgjedhjet e qershorit vijoi sot në Fier. Në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha tha se është në Fier për tu zotuar se kandidatët për deputetë nuk do të jenë të PD-së, por të çdo qytetari.

“Kandidatët për deputetë këtu janë përfaqësues jo vetëm të PD, por tuajit të cdo aspirate tuaje, të halleve e derteve tuaja. Me deputetët tuaj do bëjmë gjithçka me përkushtim të madh, tu japim përgjigje më të mirë interesave tuaja, aspiratave tuaja, problemeve tuaja”.

Sipas Berishës, shqiptarët do të dinë të zgjedhin mes modelit të djathtë dhe atij të majtë duke votuar më 23 Qershor, të ardhmen e tyre. Në këtë pikë, kryeministri nuk kurseu as akuzat ndaj kundërshtarit të tij në politikë, z Edi Rama.
“Firmosëm reforma, ia dolëm me vizat, morëm anëtarësimin në NATO dhe u propozua Shqipërinë për vend kandidat për BE. Por KE la një detyrë shtëpie, 3 ligje, për të cilat me ndërgjegjësimin e tij, ishte arritur ujdia absolute. Statusin Shqipëria nuk e mori sepse, kreu i opozitës, mori përsipër përgjegjësinë historike të shkelmojë mbi një interes të cdo shqiptari, me atë lehtësi që shkelmoi marrëveshjen e Petro Kocit, shkelmoi KE, shkelmoi cdo interes të qytetarëve të Fierit”.

Lista e kandidateve per deputetë ne qarkun, FIER
Sokol Olldashi
Mesila Doda
Shpëtim Idrizi
Kozma Dashi
Bedri Miha
Myslim Murrizi
Florjan Dani
Ferdinand Murati

Share and Enjoy

  • Facebook
  • Twitter
  • Delicious
  • LinkedIn
  • StumbleUpon
  • Add to favorites
  • Email
  • RSS