Ja pse vuajmë nga dhimbja e këmbëve | NDODH TEK NE !

Ja pse vuajmë nga dhimbja e këmbëve

Filed under: JETE |

16303410-woman-in-black-leggins-standing-on-one-foot-for-stretching-leg-autumn-golden-leaves-on-background

Nëse ndonjëherë keni vuajtur nga dhimbja e këmbëve atëherë nuk jeni personi i vetëm. Sipas një studimi të bërë së fundi, 70 përqind e të rriturve ballafaqohen me simptomat e dhimbjes së këmbëve, ndërsa 41 përqind tjerë e durojnë dhimbjen në heshtje

Më shumë se gjysma e të rriturve në Mbretëri të Bashkuar vuajnë nga dhimbja e këmbëve më së paku një herë në javë dhe dhimbja është aq e keqe sa përpos që ndikon emocionalisht dhe fizikisht, ndikon edhe socialisht.
Pothuajse një e treta e popullsisë kanë probleme me gjumin, një në pesë njerëz ndihen shumë keq dhe një në dhjetë njerëz nuk dalin dhe anulojnë çdo aktivitet shoqëror për shkak të dhimbjes.
Njerëzit mendojnë se sëmundja e këmbëve është më e shpeshtë tek grupmoshat e moshuara, mirëpo 70 përqind e njerëzve nga mosha 18 deri në moshën 25 vjeçare po ashtu i përjetojnë simptomat e dhimbjes së këmbëve nga lodhja.
“Problemet me këmbë janë shumë të zakonshme. Nëse ato nuk trajtohen atëherë mund të jua pamundësojnë të ecni, flini ose të kryeni detyrat e përditshme.
Simptomat e dhimbjes nga këmbët e lodhura përfshijnë një dhimbje shumë të keqe në këmbë dhe është shumë e vështirë të dihet se nga vjen dhimbja. Kjo gjendje krijohet kur dikush rri për një kohë të gjatë në këmbë apo ulur.
Mirëpo ushtrimet dhe çorapet për ngjeshjen e këmbëve mund të ndihmojnë në shërimin e dhimbjes”, ka thënë mjeku Rob Hicks.
Ai po ashtu ka sqaruar se një tjetër faktor që ndikon në dhimbjen e këmbëve është edhe pasiviteti, posaçërisht gjatë kohës kur jemi në punë, pasi njerëzit rrinë ulur më së paku dy orë e gjysmë pa u ngritur fare

Share and Enjoy

  • Facebook
  • Twitter
  • Delicious
  • LinkedIn
  • StumbleUpon
  • Add to favorites
  • Email
  • RSS